Presidenti: Nuk ka qëndrim të dyfishtë ndaj Kushtetutës

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend si dhe vendimin e tij të fundit për të dekretuar ndryshimet në Kodin Penal. Në një intervistë në Syri TV, i pyetur nga moderatori i emisionit nëse kreu i shtetit ka ndryshuar qëndrim, duke i sjellë si shembull 2 Marsin, Meta u shpreh se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e tij.

“Nuk ka qëndrim të dyfishtë. Më thoni ku është qëndrimi ndryshe? Ku është çedimi?”, tha Meta.

Në emision ndërhyri edhe akademiku Artan Fuga, i cili i kërkoi shpjegime presidentit lidhur me qëndrimet e tij të ditëve të fundit, por kreu i shtetit përsëriti të njëjtën gjë: nuk ka ndryshim në qëndrime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?