Prokuroria nis verifikimin për kontratat e lobimit të PD

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për kontratat e dyshimta të Partisë Demokratike që ka lidhur me kompani lobimi amerikane duke mos i deklaruar zyrtarisht.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të ABC News, sipas të cilave organi i akuzës do të hetojë për burimin e të ardhurave.

Bëhet fjalë për një shumë prej 1 miliardë Dollarësh që dyshohet se Partia Demokratike ka paguar për kompani lobimi offshore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontratat në fjalë janë nënshkruar nga Partia Demokratike në të njëjtën periudhë kur kjo forcë politike vijonte protestën në çadrën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku për afro 3 muaj kërkonte zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke akuzuar mazhorancën se do të përdorte para të krimit dhe drogës në fushatën për zgjedhjet parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Investigimi i “Birn” zbuloi se PD lidhi dy kontrata me kompaninë amerikane “Stonington Strategies’. Pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të Marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani tjetër që ‘Birn’ thotë se është një kompani fantazëm e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade. TVKLAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?