Rama: Isha ‘lypësi’ më i dalluar për vaksinën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur rreth vaksinimit të tij me vaksinën Pfizer.
Sipas tij vaksinimi është i rëndësishëm për shkak se secili që e bën vaksinën nuk është më hallkë shpërndarje infeksioni.

Ndërkohë për sa  i përket vaksinave të para të mbërritura në Shqipëri Rama ka ritheksuar se nuk do ta thotë emrin e shtetit dhurues. Ai ka shtuar se këtë do ta bëjë në një moment të dytë, por në këtë kohë do të ruaj konfidencialitetin.

Rama: Nuk e di cdo me thënë doraai se nuk e di të ketë një dorë kaq të gjatë. Vaksinat kanë ardhur si kanë vajtur kudo me mjetin e transportit. Me të gjitha kushtet e transportit. Kanë qenë të shoqëruar me njësi speciale sigurie dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona dhe një njësi tjetër speciale e jona. Kanë ardhur si në të gjithë botën. Na e ka kërkuar shteti dhurues që të mos e nxjerrim emrin. Ka qenë një dhuratë për Shqipërinë. Unë e kam kërkuar si lypsi më i dalluar. Më këto kushte konfidencialiteti është i pathyeshëm. Në një kohë të dytë do të themi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?