Shehu: Rama të marrë përgjegjesitë për situatën, të mos fshihet pas Turqisë

Ish-ministri i PD dhe mjeku i njohur Tritan Shehu ka kritikuar qëndrimet e Edi Ramës, i cili e sheh shpëtimin për situatën me koronavirusin te Turqia.

Në një reagim në Facebook, Shehu shprehet se fokusimi i Ramës vetëm në një drejtim është provokim ndaj SHBA dhe Turqisë.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në Facebook: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e mbremshme e Rames se eshte “i qete e i sigurte edhe per skenarin apokaliptik te epdemise” mbas bisedes me Presidentin Erdogan (te cilin une e falenderoj shume per mbeshtetjen), me sjell disa dekada mbrapa ne kohe, kur degjoja deklarimet e udheheqjes komuniste servile, pa dinjitet e te kompleksuar te asaj kohe per sigurite qe i jepte shqiptareve….
Rama duhet te kuptoje se asnje kryeminister, ne asnje vend te botes, pervec te « republikave te bananeve », nuk i lejohet e nuk mund te beje nje deklarate te tille, duke u fshehur mbas “xhaxhait te madh ne Amerike”, sic thonin dikur ne Shqiperi.
Ai duhet te jete i qarte me shqiptaret, te marre pergjegjesite e tij e mos te fshihet mbas “cadrave” iluzive, duke bere transparencen e varianteve, masave qe duhen marre, mundesive reale qe kemi.
Edhe dicka e keshilloj, ne keto momente te veshtira eshte nje gabim tragjik te kufizosh mundesine e mbeshtetjes vetem ne nje drejtim, ne fakt eshte edhe nje provokacion i rende ndaj BE, ShBA, vendeve miq qe gjithemone na kane qendruar shume prane si Italia, qe megjithese po kalojne me dinjitet nje krize te thelle, jam i bindur qe do te na gjenden gjithmone prane, pavaresisht veshtiresive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?