FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Reforma zgjedhore është kryekushti i BE-së”

Gazetarja e njohur, Erisa Zykaj, thotë se kryekusht për negociatat është reforma zgjedhore. “Reforma zgjedhore veçohet nga kushtet e tjera dhe është e para prej tyre. Është kushti i parë dhe është rrethuar nga parakushtet e tjera, çka tregon se i japin një rëndësi thelbësore reformës zgjedhore. Nuk e kishin këtë në draftin e parë. Refora zgjedhore ka qenë gjithmonë kusht, por tani ka kaluar në vendin e parë si shqetësim,” tha ajo për emisionin “Çim Peka Live”.

Më pas është në krye të prioriteteve është ngritja dhe funksionimi i BKH dhe SPAK dhe jo gjykatat si Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, tha ajo.

“Pastaj është ligji për median. Pra pesë nga gjashtë kushtet nuk janë plotësuar”. Vendet e BE e kanë vënë theksin te lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ata kërkojnë gjurmë provash solide për hetimet dhe dënimet për korrupsionin në nivele të larta. Shtetet anëtare nuk ndalen më te vlerësimet e Komisionit Europian,” tha Zykaj. “Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave të anëtarësimit, të gjitha institucionet evropiane janë në një zë të bindura,” tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?