FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sali Shehu: Do jem në zyrë, le të më arrestojnë

Policia e Bashkisë së Tiranës ka zbarkur ditën e sotme përpara zyrave të FRD-së në qendër të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre. Në derën kryesore të selisë së FRD-së është vendosur një shënim ku kërkohet “lirimi i menjëhershëm i ambienteve për qëllime sistemimi”. Bashkia e Tiranës nëpërmjet një letre drejtuar kreut të partisë Sali Shehu, shkruan se arsyeja se pse policia ndodhet aty është sepse duhen bërë disa ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen e rikonstruksionin pasi hapësira, e cila është pronë e bashkisë është e amortizuar.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Sali Shehu nëpërmjet një deklarate për mediat të bërë para ambienteve të FRD-së e cila prej kohësh është e vendosur në ish-selinë e Partisë Demokratike në qendër të Tiranës, pasi kjo e fundit u zhvendos në një ambient tjetër në krah të Lanës. Shehu shprehet se nuk është njoftuar zyrtarisht, por thjesht në adresë të tyre ka mbërritur një letër pa firmë dhe pa vulë, ku thonte se duhet të lironin zyrat.

https://arkiva.kohajone.com/policia-perplaset-me-presidentin-meta-ne-zyrat-e-frd-zbatoni-ligjin-mos-u-beni-si-policia-e-mubarakut/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?