Sekretari Tillerson: Serbë, kroat, shqiptarë, boshnjakë merruni vesh!
Sekretari Amerikan i Shtetit ka qenë mysafir në qendrën Woodrow Wilson, një forum i njohur amerikan që merret me çështje globale. Kryediplomati amerikan aty ka trajtuar çështje të ndryshme me të cilat përballet bota sot, duke dhënë edhe porosi specifike për Ballkanin, raporton Gazeta Express.
Tillerson u është drejtuar ballkanasve duke u kërkuar që t’i japin drejtim të ri historisë.
“Popujve të vendeve të Ballkanit, ne u themi: Braktisni animozitetet e vjetra në mënyrë që të ketë paqe të përhershme. E keni rastin që t’i jepni drejtim të ri historisë. Prejardhja e gjakut nuk duhet të jetë më një fushëbetejë”, ka thënë Sekretari i Shtetit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota kanë dëshirë të madhe të shohin serbët, kroatët, shqiptarët, boshnjakët dhe të tjerët që do të falin për atë që ka ndodhur të kaluarën edhe pse nuk mund ta harrojnë atë”, ka thënë Tillerson.
KOHA JONË SONDAZH

