FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shërimi i mjekëve Brataj e Koraqi nga COVID 19, Meta: Lajm i gëzueshëm, të forcohen masat mbrojtëse për ata që janë në front të parë

Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar pas shërimit të mjekëve Skënder Brataj dhe Andi Koraqi nga COVID 19. Presidenti shprehet se ky është një lajm i mirë dhe i gëzueshëm ashtu siç është shërimi i çdo mjeku apo infermieri tjetër nga kjo pandemi e rrezikshme.

Duke ndarë në rrjet postimin e ministres Manastirliu, Meta thotë se, nga ana tjetër, duhen forcuar masat mbrojtëse ndaj tyre, duke iu lehtësuar kështu edhe punën me sa mundemi.
Postimi i plotë i presidentit Meta në Facebook
Shërimi i Dr.Skënder Brataj dhe Dr.Andi Koraqi nga #COVID19 është një lajm i mirë dhe i gëzueshëm për të gjithë, sikundër është edhe shërimi i të gjithë mjekëve dhe infermierëve të cilët e kanë fituar betejën me këtë pandemi të rrezikshme!
Duke i falenduar të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor, që me përkushtim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm po sakrifikojnë si askush tjetër për shëndetin e çdo qytetari në vijën e parë të frontit, ritheksoj rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse ndaj tyre dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit tonë për t’ua lehtësuar punën sa të mundemi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?