Shkarkimi i Zgurit nga KQZ, Arben Ristani: Maxhoranca metoda antiligjore

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani thotë se ligjërisht Partia Socialiste nuk mund ta shkarkojë Klement Zgurin nga kryesimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve.

Në këtë mënyrë, ish-deputeti demokrat del në krah të Zgurit, ndërsa akuzon Partinë Socialiste për vendimin e saj.

“Mundet sepse lidershipi i PS-së, apo Rama, nuk ka asgjë të pamundur, është një njeri që nuk ka të bëjë me ligjet dhe rregullat e këtij vendi. Kështu që për njerëz të tillë, për një gjendje natyrore në pyll gjithçka mund të ndodhë”, tha Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të treguar paligjshmërinë e shkarkimit, Ristani citon Kodin Zgjedhor që parashikon rastet e largimit të parakohshëm të mandatit të kryetarit të KQZ.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kodi Zgjedhorë përcakton që është KQZ që shikon dhe monitoron edhe punën e kryetarit tët tij, dhe në rast se konstatohen shkelje është po KQZ ajo që i drejtohet parlamentit për të nisur procedura të tilla, nuk janë partitë politike. Nga ana ligjore është  pamundur”, deklaroi Ristani.

Si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Ristani sqaron edhe qëndrimin e demokratëve për të ndaluar shkarkimin.

“Partia Demokratike nuk ka rrugë të tjera përveç atyre ligjore, dhe përveç faktit që është zëdhënëse dhe e interesit publik në këto raste, për ti bërë të ditur publikut dhe ndërkombëtarëve që në Shqipëri nuk zbatohet ligji dh Kushtetuta.”, u shpreh Ristani.

I pyetur në do të ndikojë sjella politike në punën normale të KQZ-së, Ristani u shpreh se politizimi dhe përfshirja e politikës në veprimtarinë e institucione të pavarura, normalisht që reflektojnë në veprimtarinë e tyre të përditshme.

“Të gjitha sjelljet antiligjore ndikojnë në të gjitha institucionet jo vetëm në KQZ. KQZ është një institucion si të gjithë, institucionet e këtij vendi, që ka nevojë të shohë partneritet pro ligjit në të gjithë vendin”, tha Ristani.

Partia Socialiste ka paralajmëruar se në mbledhjen e radhës së parlamentit do të shkarkojë me votën e deputetëve të saj kryetarin e KQZ-së, Klement Zgurin. Kreu aktual u vendos në post pas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës më 18 maj.

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?