Shqipëria në BE, Fleckenstein: Negociatat çelen… çështja ”Tahiri” dhe PD
Eurodeputeti Knut Fleckenstein është i sigurt se negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian do të hapen brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2018.
Në një intervistë për Shqiptarja.com, Fleckenstein thotë se nëse qeveria dhe Parlamenti vazhdojnë të bëjnë punën siç e kanë bërë deri më tani, nuk ka më asnjë argument kundër hapjes së negociatave. Fleckenstein pohon se çështja “Tahiri” nuk ndikon në vendimmarrjen kryetarëve të qeverive të 27-28 vendeve të BE për çeljen e negociatave.
I pyetur për mundësinë e vetos nga Greqia, Fleckenstein thotë se Greqia as duhet ta mendojë këtë gjë, pasi nuk do të ishte e ndershme.
Lidhur me kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për krijimin e një qeverie anti-mafia, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian e konsideron këtë kërkesë një lojë partish. Duke u ndalur tek kjo kërkesë, Fleckenstein tha se mund të fliste vetëm për çështje serioze, duke i dhënë një mesazh të fortë opozitës.
Intervistën e plotë të Fleckenstein mund ta lexoni sot në Shqiptarja.com.
KOHA JONË SONDAZH

