Shqipëria në BE? Hahn: Pro vendeve të Ballkanit por nuk mbështes…
”Bashkimi Europian është gjithnjë e më i gatshëm të marrë parasysh vendet e Ballkanit Perëndimor që të hyjnë në bllok, të cilat mund të ndihmojnë në sigurimin e paqes në rajon duke pasuruar vetë BE-në”, tha Johannes Hahn, Komisioner i Integrimit të Bllokut.
“Ka më shumë gatishmëri në mesin e vendeve anëtare (BE) për të adresuar një zgjerim (se një vit më parë)”, tha Hahn për të përditshmen austriake ”Wiener Zeitung”.
”Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë kandidate zyrtare për anëtarësimin në BE, ndërsa Bosnja dhe Kosova po kërkojnë të njëjtin status. BE-ja e sheh rajonin si të rëndësishëm për çështjet e kontrollimit të emigracionit, për të luftuar kërcënimet e sigurisë duke filluar nga ndërhyrja e supozuar e Rusisë në islamin radikal”,shtoi më tej komisioneri.
Shtetet anëtare kanë kuptuar se “paqja mund të arrihet në Ballkan dhe se perspektiva e bashkimit me BE-në është jetike për të”,-vijoi Hahn.
Ballkani perëndimor dhe 20 milionë banorët e tij që kërkojnë prosperitet, janë një treg shumë tërheqës për bllokun, shtoi Hahn, duke nënvizuar se një shtet i ri anëtar i bllokut nuk është një peshë, por një pasuri.
Komisioneri u shpreh se nuk e mbështet idenë e një Europe që ecën me ritën të shpejtë, pasi kjo do të çonte në largimin e vendeve anëtare. ”Në vend të kësaj, duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të mundësuar që shtetet më të dobëta të arrijnë deri në forcimin e Bashkimit Europian”, tha ai.
Burimi:BBC/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

