FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sokol Balla konfirmon largimin nga Top Channel: Rruga ime ndahet këtu!

Ajo që përfilet kohëve të fundit tashmë është zyrtare. Sokol Balla largohet nga Top Channel. Lajmin e ka konfirmuar vetë gazetari përmes një mesazhi në Twitter, ku uron edhe kolegët e vet me të cilët ka punuar prej 12 vitesh. Nuk dihet ende se ku do të shkojë nga janari, por më e mundshme është që atë ta shohim në ekranin e Vizion Plus. Lapsi.al ka raportuar më herët se ditët e fundit Balla ka qenë në një drekë pune me drejtuesit e Vizion Plus dhe duket se kanë arritur një dakordësi për angazhimin e ri në këtë televizion. Krisja e Sokola Ballës me Vjollca Hoxhën erdhi pas emisionit në shtëpinë e Saimit Tahirit, për të cilin pati kritika të shumta. Ai u shkarkua nga drejtor informacioni në TCh dhe së fundi zyrtarizon largimin përfundimtar nga ky televizion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?