Sulmi i policisë ndaj opozitës, Presidenti Meta: Përpjekje për grusht shteti
“Një përpjekje për grusht shteti” Kështu e ka konsideruar presidenti Ilir Meta aktin e Bashkisë së Tiranës e cila i ndaloi hyrjen në zyrë drejtuesve të Frymës së Re Demokratike me argumentin se është e amortizuar.
Në një deklaratë për mediat pas përplasjes me policinë, Meta iu bëri thirrjes partive opozitare të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës. Ndërkohë që më tej paralajmëroi policinë që sipas tij të mos përfundojnë si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar.
Gjithashtu parlajmëroi dhe Veliajn që të mos i bindet më urdhrave të Ramës, pasi sipas tij, ky i fundit më 25 prill do nxjerrë kartelën e të sëmurit psiqik.
“E konsideroj përpjekje për të realizuar grusht shteti, sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t’i sjellësh një shkresë të tillë pa vulë, pa numër protokolli, e bërë me vrap për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërodur bashkinë bandë padyshim që është tepër irrutuese. Është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë. I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës, sepse do të jetë vonë për të, jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë. Po kaloja këtu rastësht dhe e patë si po dhunohej kryetari i FRD-së. Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar. Dhe po i them kryepalaços të bashkisë bandë, ti e di shumë mirë se çfarë ke bërë pa firma por dhe se çfarë ke bërë me firma, prandaj mos iu bind më urdhrave të të çmendurit sepse ai do nxjerri kartelën e të sëmurit psiqik më 25 prill apo ndoshta edhe më përpara.”, tha Meta.
KOHA JONË SONDAZH

