Takimi i qeverive në Korçë: Rama: Kosova me zyrë operacionale në Portin e Durrësit

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipërisë dhe Kosovës e vuri theksin tek heqja e barrierave mes dy vendeve. Nga ana e tij, shefi i qeverisë se Kosovës apeli  që Shqipëria ta ndihmojë për njohjet.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1164424227016031/

Janë në zbatim e sipër disa marrëveshje dhe protokolle lidhur me lehtësimin dhe shkëmbimet tregtare, heqjen e barrierave tarifore dhe jo tarifore, unifikimin e çertifikimit të mallrave, lehtësimin e mëtejshëm të procedurave dhe të kostove doganore. Është mundësuar plotësisht shkëmbimi elektronik i dokumentave për kalimin e mallrave tranzit përmes Shqipërisë destinacion Kosovën duke lehtësuar ndjeshëm të gjithë procedurën e tranzitit. Kjo ka shkurtuar në mënyrë të ndjeshëm kohën e këtyre procedurave. Do të vijojmë punën për hapjen e zyrës operacionale të doganës së Kosovës në Portin e Durrësit dhe kjo do të thotë që një zyrë e tillë të jetë operative një orë e më parë. Ministritë e punëve të Jashtme, Financave dhe  autoritetet doganore të dy vendeve tona janë në bashkëveprim për konkretizimin e këtij projekti brenda një kohë sa më të shkurtër. Hapja e kësaj zyrë do ndikojë në lehtësimin e shkëmbimeve tregtare të Kosovës edhe me vendet e tjera”,- tha Kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Haradinaj: Na ndihmoni në njohjet

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se “në planin ndërkombëtar Kosova është ende në vështirësi për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar, në marrjen e njohjeve dhe këtu dëshiroj dhe apeloj edhe njëherë vetëm së bashku edhe Shqipëria mund të ndihmojë Kosovën nëpër procese që janë me rëndësi për forcimin e pavarësisë sonë”.

Haradinaj: Dialogu me Serbinë, e nevojshme pjesëmarrja e SHBA

Jemi të vendosur për për dialogun me Serbinë, por dialogun e mendojmë tani në momentet finale dhe mendojmë që epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dialogu të arrijë epilogun e duhur e mendojmë të nevojshëm pjesëmarrjen e SHBA me dialogun e lehtësuar nga BE dhe SHBA.

Sfidë për Kosovën lufta kundër korrupsionit

Haradinaj: Ajo që mbetet sfidë për Kosovën është luftimi i korrupsionit një e keqe e re që rrezikon Kosovën në shumë drejtime.  Ne po punojmë për ekonominë me politikat fiskalë lehtësuese. Ajo që mbetet për të bërë më shumë punë në të ardhmen është logjistika dhe infrastruktura e nevojshme. Po punojmë në forcimin e Kosovës në planin e brendshëm edhe pse Kosova ballafaqohet me shumë sfidave disa që jenë edhe specifike.

Haradinaj: Popujt presin shumë nga ne

Haradinaj: Forcimi i Kosovës dhe forcimi ynë në Ballkan arrihet më mirë me bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj puna e mire që keni bërë kryeministër dhe mundësia që të nënshkruajmë 12 marrëveshje dhe puna e bërë që do të cojë deri në unifikimin e doganave na bën të krenohemi, por nuk mjafton. Populli i Kosovës dhe i Shqipërisë presin më shumë nga ne, dhe ne nga këtu duhet të vazhdojmë punët që na presin e që janë shumë. Me punë nderojmë sakrificën për liri të gjithë brezave me punë nderojmë përgjegjësitë që kemi dhe vetëm me punë do të marrim respektin nga të gjithë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?