Taulant Balla për Berishën: Mos u habisni kur të shpallet non-grata edhe nga BE-ja

Kreu i Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët se çfarë mendimi ka për protestën e 12 nëntorit të thirrur nga Sali Berisha, Balla tha se protesta e Berishës nuk bëhet as për qeverinë, as për popullin, por për interesat e tij personale.

Ndër të tjera, Balla foli për mundësinë që pas SHBA-ve e Britanisë, Berisha të shpallet non grata edhe nga Bashkimi Evropian.

Është e vonuar protesta e aleatit të Putin, rublat e Rusisë vazhdojnë ta financojnë aleancën e Metës dhe Berishës. Protestat e Berishës janë keqardhje e madhe. Protesta s’ka të bëjë as me qeverinë, as me energjinë elektrike, protesta ka të bëjë me hallin personal të Sali Berishës. Mos u habisin që të shpallet së shpejti non grata edhe nga Bashkimi Evropian”, tha Balla nga festa e ullirit në Roskovec.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?