Taulant Balla: Si harroi Basha të shkonte te varri i Ismail Qemalit

Kryetar i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,  përmes një statusi në fb ka ironizuar Kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas Ballës, Basha është një ngatrrestarë i madh. Në fillim ngatërroi kutitë dhe u bë kryetarë i bashkisë, pastaj ngatërrojë PD dhe u bë kryetarë i saj, ndërsa tashmë ngatërron festën e Pavarësisë me atë çlirimit…

Nga Taulant Balla

Swiss Digital Desktop Reklama

U zgjodh kryebashkiak duke ngatërruar kutitë. Pastaj kryetar i PD duke ngatërruar tërë partinë. Më pas ngatërroi e bëri lëmsh edhe listat e deputetëve. Më tej, akoma e ngatërroi Partinë Demokratike me një burim parash të zeza në një ishull të Amerikës Jugore. Vazhdoi sot, duke ngatërruar Ditën e Çlirimit dhe shkuar tek varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë, kur duhej të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë. Mbahuni miq demokratë, se ngatërresat nuk kanë mbaruar!
Dhe sinqerisht, Gëzuar 105 vjetorin e Pavarësisë!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?