Ulqinaku ”zbulon” planin e PD-së: Të rrëzojmë…

Placeholder Image

Deputetja e PD-së, Izmira Ulqianku, e cilëson qeverinë si një organizatë të strukturuar kriminale dhe për këtë ajo lëshon thirrjen për ta përmbysur. Deputetja e qarkut të Shkodrës, në një postim në rrjetin social facebook, shkruan ndër të tjera se Kryeminstri mbron ish-ministrin Tahiri pasi kështu mban pushtetin e drogës.

“Qeveria Rama ka funksionuar dhe vazhdon të funksionojë si një organizatë kriminale e strukturuar! Shefi i kësaj organizate, Edi Rama, me tentakulat e tij Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën etj, po mundohet me çdo kusht të mbajë pushtetin e drogës, krimit, pastrimit të parave dhe aferave korruptive”,-shkruan deputetja e PD-së.

Duke vënë theksin se me Kryeministrin Rama nuk luftohet krimi, deputetja e re e PD-së shton se vendi po kthehet pas 27 vite. “Krimi nuk luftohet duke patur këtë kryministër! Situata politike është e rëndë. Vendi është kthyer 27 vite pas”,-shton Ulqinaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si zgjidhje deputetja sheh PD-së, për të cilën nënvizon se akuzat e saja ndaj qeverisë po faktohet dhe se vendi ka nevojë për qeverisjen e PD-së. Ulqianku nuk kursehet as kur i thërret qytetarët të rrëzuar këtë qeveri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Akuzat e opozitës po faktohen, po dalin në dritë. Shqipërisë, sot më shumë se kurrë i duhet në krye të vendit Partia Demokratike, partia e vlerave të vërteta! Sot, opozita po i paraprin vullnetit të qytetarëve të vendit për të rrëzuar sistemin e ndryshkur qeveritar”.

Në fund, Ulqinaku shton se kapacitetet dhe vlerat e PD-së janë të më forta për të ardhru në pushtet. “Ne, duke qenë në proces analize, duke i thënë gjërat në sy dhe hapur, po i shërbejmë ringritjes së PD-së. Duke evidentuar kapacitetet dhe vlerat ndihmojmë PD-në për të ardhur në pushtet më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë!”.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?