FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Asnjë horr qeveritar dhe pis bashkiak nuk dhunon dot opozitën

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shkoi sot në mesditë në mbështetje të Sali Shehut në ambientet e partisë Fryma e Re Demokratike për tu solidarizuar me të pas përplasjes me policinë. Vasili tha se bashkia nuk ka ndjekur asnjë rregull ligjor ndërsa e quajti Erion Veliajn një “pis bashkiak, flliqësirë dhe të pamoralshëm”.

“Kuptoni kush është shteti i Rilindjes. Shihni shkresën, është pa emër, pa mbiemër, vetëm pisa bashkiakë. Vetëm këta mund të duan të instalojnë një shtet të tillë, nuk fshihen dot nga humbja. Këtu janë liritë e cënuara, të prekura, një liri e palëvizshme. Këtyre lirive iu bëjmë të gjithë mbrojtjen. S’ka pis bashkiak, me mickey mouse pa mickey mouse, mi vrimash që ti marrë. Nuk ia falim këtyre flliqësirave. Jemi të gjithë bashkë, LSI, PD, FRD. Çdo parti. Nuk na dhunojnë dot këta maskarenj dhe imoralë.”-tha Vasili.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?