Vasili: Rama ngatërron gratë e mençura dibrane me ato të qeverisë
Qeveria është mbledhur në Dibër, aty ku premtoi ndër të tjera edhe rrugën e Arbërit. Ky takim i ministrave të kabinetit qeveritar ”Rama 2”, nuk ka kaluar në heshtje.
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetin social facebook, shkruan se qeveria ndodhet në Dibër, aty ku varfëria dhe papunësia është në norma të larta. ”Ky në buxhetin që ka prurë në Kuvend s’ka asgjë për Dibrën dhe dibranët. Po, shumë drogë dhe kriminelë i ka bërë peshqesh Dibrës dhe dibranëve”.
Me ironi, Vasili shkruan se përveç halleve që kanë dibranët, mëngjesin e sotëm, morën nga kreu Rama, vetëm humorin që Vasili e quan ”të shpifur”.
Duke folur për gratë dibrane, kreu i deputetëve të LSI-së, shton se: ”Sa për gratë e Dibrës, dihet botërisht zgjuaresia e tyre dhe ato qeshin shumë mbi zë e nën zë me këtë të rrjedhur. Mbase ky shkollepakti i ngatërron gratë e mençura të Dibrës me gratë e tij të qeverisë, që qeshin edhe pa folur ai”,-shton Vasili.
Statusi i plotë
Shkollëpaku ngatërron gratë e mençura të Dibrës me gratë e qeverisë.
Në Dibër papunësia dhe varfëria janë shumë të rënda. Halle të mëdha rëndojnë mbi dibranët. Atë që kishin mangut nga hallet e shumta ishte humori i shpifur i shkollëpakut kryeministër.
Ky në buxhetin që ka prurë në Kuvend s’ka asgjë për Dibrën dhe dibranët. Po, shumë drogë dhe kriminelë i ka bërë peshqesh Dibrës dhe dibranëve.
Sa për gratë e Dibrës, dihet botërisht zgjuaresia e tyre dhe ato qeshin shumë mbi zë e nën zë me këtë të rrjedhur. Mbase ky shkollepakti i ngatërron gratë e mençura të Dibrës me gratë e tij të qeverisë, që qeshin edhe pa folur ai.
KOHA JONË SONDAZH

