Vasili, Ramës: Mos fol për mediat, por për drogën dhe krimin

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot ndaj deklaratave të Edi Ramës për mediat dhe cilësinë e raportimit të tyre.

Në një koment në Facebook, Vasili shprehet se Edi Rama nuk duhet të shqetësohet për mediat, pasi media të lira ka kudo, por për krimin dhe drogën që solli qeveria e tij në Shqipëri.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të përgjigjet kryeministri për drogën dhe krimin, debati për median shfokusim i qëllimshëm i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri u shqye më dysh që të bëjë protagonistin duke goditur mediat. Nuk ka asnjë merak ky, as për të drejtat e njeriut e as për liritë, sepse ky veç i shet e i blen ato. Kryeministri dhe parimi (parimet) janë të kundërtat e njeri-tjetrit.

Ky duhet të përgjigjet deri më një për drogën dhe krimin që mbolli në Shqipëri, që e damkosi si askush tjetër këtë vend.

Sa për mediat të blejë sa të dojë…Po “France International”, “Frankfurter Alegmaine Zaitung”, “Corriere della Sera”, “New York Times”, “The Telegraf”, a i blen dot?!

Mos u merrni me marrëzitë e tij, do të krijojë muhabete pa vlerë thjesht për ta devijuar vëmendjen.

Të përgjigjet kryeministri përpara task-forcës së tre milionë shqiptarëve për drogën dhe krimin epidemik. Sa për mediat, media të ndershme e me integritet në Shqipëri e në Botë ka plot, që do të tregojnë çdo gjë sot e çdo ditë për pushtetin e krimit dhe krimin në pushtet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?