FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Basha: Opozita nuk ka akses se ç’po ndodh brenda spitaleve, shifrat e qeverisë jo reale

Këtë të hënë, në bashkëbisedimin me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha, tha se ai, PD dhe e gjithë opozita nuk ka akses për të mësuar se çfarë po ndodh brenda spitaleve, duke ngritur shumë pikëpyetje.

”Siç e dini, as unë dhe as përfaqësues të opozitës, nuk kanë akses në atë çfarë po ndodh brenda spitaleve. Ju jeni atje 24 orë në ditë duke raportuar dhe jeni në shumicën dërrmuese burimi i vetëm i informacionit për atë që ndodh gjatë ditës. Gjendja është përtej tragjikes”, theksoi Basha.

Basha i bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen atij dhe opozitës në përpjekjet për presion maksimal ndaj qeverisë për t’i dhënë zgjidhje situatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Shifrat nuk janë reale, nuk ka emra dhe mbiemra. Raportimet false, situata në kolaps. Shqetësimi im shëndeti i njerëzve. Thirrje qytetarëve për t’iu bashkangjitur përpjekjeve të mia dhe të opozitës për presion maksimal ndaj qeverisë për këtë situatë. Shifrat e qeverisë dhe ministrisë janë false, kam të dhëna nga të njohurit e mi, raportimet nuk janë të vërteta situata është në kolaps”, tha ndër të tjera Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?