VIDEO/ Humb jetën shefi i Wagner-it, Prigozhin. Fundi tragjik erdhi nga rrëzimi i avionit
Një fund tragjik për kreun e ushtrisë mercenare Wanger. Yevgeny Prigozhin ka humbur jetën këtë të mërkurë, pasi avioni në të cilin udhëtonte është përplasur pranë Moskës.
Agjencia ruse e lajmeve ”TASS”, ka raportuar se 10 persona janë vrarë pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver, në veri të Moskës. Kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin raportohet se ka qenë në bordin e avionit të rrëzuar.
Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe qeverisë ruse në qershor, por që përfundoi kur presidenti bjellorus Lukashenko. ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

