Ylli Manjani: Besimi te shteti nuk importohet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar reagimet e politikës lidhur me reformën në drejtësi. Ai shprehet se zbatimi i reformës nuk është në dorë të ndërkombëtarëve, por është detyrim Kushtetues i institucioneve të shtetit.

Nga Ylli Manjani

Më bëri përshtypje kjo shprehje në njoftimin zyrtar të Presidencës, pas takimit me Johanes Hahn: “Ai (Presidenti) kërkoi vëmendjen e posaçme të ekspertëve të EURALIUS që asistojnë në këtë proces, për interpretimin e saktë të legjislacionit në interes të krijimit sa më të shpejtë e të besueshëm të institucioneve të reja të drejtësisë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushtetuta dhe ligjet e çdo vendi interpretohen vetëm nga organet që i zbatojnë dhe jo nga ekspertët! Nuk ka asnjë teori apo praktikë në Jurisprudencë që të anashkalojë Institucionet publike të shtetit e ti zëvendësojë me ekspertë, qofshin dhe të huaj! Ekspertën mund të japin një mendim, kur ju kërkohet, por jo të bëjnë interpretim të ligjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Interpretimi bëhet përgjatë zbatimit të ligjeve dhe kur ka konflikte në interpretim, janë gjykatat (Gjykata Kushtetuese, në këtë rast) ato që bëjnë interpretimin përfundimtar të ligjeve.

Askush tjetër përveç gjykatës! As EURALIUS e as vetë Hahn-i!

Prandaj Presidenti dhe Kuvendi bëjnë mirë të mbledhin mendjen e të fillojnë të zbatojnë Kushtetutën e ndryshuar dhe të ngrenë sa më parë institucionet e reja! Sa më shpejt, sepse pushteti gjyqësor është në kaos e thuajse jo ekzistent! Prokurorin e Përgjithshëm dhe atë të SPAK, Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, Inspektorin e Përgjithshëm e kështu me radhë nuk do ti zgjedhë as EURALIUS e as kush tjetër, përveç se Kuvendit dhe Presidentit.

Ka arritur aty ku nuk mban më! Duhet veprim sa më i shpejtë! Improvizimet me caktime emrash të përkohshëm apo zgjatje faktike mandatesh, çojnë në humbjen e besimit tek institucionet e reja!  Besimi ose krijohet nga procesi e rregullt e i shpejte, ose humbet! Ai nuk importohet!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?