Zgjedhjet e 25 prillit, PD mbledh Kryesinë më 16 maj

Selia e Partisë Demokratike
Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë më 16 maj, në orën 17:00. Burime nga selia blu bëjnë me dije se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, iu ka drejtuar një mesazh të gjithë anëtarëve të Kryesisë, që të marrin pjesë në mbledhje.

Siç thuhet në mesazhin e Bardhit drejtuar demokratëve, në rend dite në mbledhjen e Kryesisë së PD do të jenë “diskutimet dhe vendimmarrja sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të 25 prillit”.

Mesazhi i plotë i Bardhit drejtuar anëtarëve të Kryesisë së PD:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë!
Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.
Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.
Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.
Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!
Me respekt,
Sektetari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?