Zgjerimi i BE-së me 5 shtete në bllok, Shqipëria as në vitin 2050
Vetëm një nga vendet që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian, do të jetë gati të jetë pjesë e bllokut përpara vitit 2023, sipas një raporti të fundit. Pas lajmit të ”Euractiv” se pranimet në bllokun e BE-së do të nisin në vitin 2015, një tjetër studim e mbështet këtë qasje, por tregon 5 shtetet që kanë potencialin për të aderuar në bllok përgjatë vitit 2030.
Tabloiti britanik ”Daily Express”, ndër të tjera nënvizon se: ”Kandidatët e tjerë zyrtarë, duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Turqinë, dhe shpresat për në BE të Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, të gjithë janë larg ritmit që kërkon BE-ja”.
Tina Freyburg, profesoreshë në ”University of St.Gallen”, në bazë të studimit, ka matur se sa e mundshme është që pesë prej këtyre vendeve kandidate të bashkoheshin me BE-në para vitit 2050, bazuar në standardet e mëparshme të pranimit.
Aderimi është i mundur vetëm kur vendet kandidate përmbushin një listë gjithëpërfshirëse kriteresh dhe kur e zbatojnë ligjin e BE-së në legjislacionin e tyre kombëtar. Freyburg ka arritur në përfundime se Turqia dhe Serbia, që aktualisht janë të mbrojtura së bashku me Malin e Zi, do të arrijnë të përmbushin plotësisht ligjin e BE-së në mesin e viteve 2030.
Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mund të mos jenë në gjendje të përmbushin kriteret për pranimin në BE para vitit 2050, ku studimi veçon ambiciet politike që këto vende kanë për të tejkaluar realitetin e problematikave.
“Mali i Zi mund të shihet si një nga shtetet e para potenciale”,-tha Freyburg. Por ajo paralajmëroi gatishmërinë politike të qeverisë malazeze dhe veton nga shtetet e tjera anëtare.
Studimi gjithashtu theksoi se zgjerimi është më së shumti i nxitur nga veprimi dhe përparimi i vendit kandidat, në vend të një politike “ekspansioniste” të Brukselit. Ajo shtoi shqetësimet e BE rreth anëtarësimit në rritje duke rrezikuar një “thellim të institucioneve europiane” që janë pengesa jo-teknike që anëtarët e ardhshëm duhet të luftojnë.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

