FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Zjarr nga BE, përmbytje nga Venecia, tërmet nga FMN…”. Manjani: Rama në opozitë sot do ishte poshtë Kryeministrisë

Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar qëndrimet e ditëve të fundit të institucioneve ndërkombëtare kundër qeverisë. Në një postim në Facebook, Manjani shprehet se po të ishte Edi Rama në opozitë sot do ishte duke para kryeministrisë duke protestuar.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Zjarr nga Europa, Përmbytje nga Venecia, Tërmet nga FMN…

Swiss Digital Desktop Reklama

Në tre ditë janë tre raporte që na ulërasin:

Swiss Digital Mobile Reklama

JENI TË IZOLUAR nga bota demokratike e njerëzve të lirë dhe që jetojnë në ekonomi konkurruese.

Nuk e di se çduhet më shumë për të kuptuar se nuk flitet e as reagohet më me maska. As duke numëruar të vdekurit, se po vdesin të gjallët në këtë megamorg (pu)shtet që tragjedinë e ka statistikë.🤷‍♂️

E imagjinoj Edi Ramën në krye të opozitës në këto momente… Do ishte rrafshuar para Kryeministrisë duke ngrenë bukë me COVID dhe supë me lakuriqë nate… Gjithmonë nën parullën “Fajin e ka Saliu”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?