Home Aktualitet Politologu tr...

Politologu tregon pse shqiptarët vlerësojnë më shumë Manastirliun

16
0

Sipas një sondazhi nga ”Euronews Albania”, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është më e pëlqyera nga shqiptarët për të qenë pjesë e qeverisë ”Rama 3”.

Politologu Adri Nurellari, thotë se vlerësimi për Manastirliun ka ardhur për shkak të pandemisë Covid-19, pasi fokusi kryesor i njerëzve ka qenë shëndeti.

”Vëmendja më madhe ka qenë tek Manastirilu, sepse pandemia ka diktuar cilësinë e jetës dhe mënyrën e të vepruarit në këto dy vite. Njerëzit kanë pasur të bëjnë drejtpërdrejt, sepse të gjithë kemi qenë të frikësuar. Kemi pasur njërëz të sëmurë. Njerëzit e kanë bërë që të jenë më të ndjeshëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe Manstirliu. Pandemia ishte “asi nën mëngë” i kryeministrit Edi Rama. Rama u fokusua si shpëtimtar, që solli vaksinat në moment të fundit”.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit