Home Sporti Prapaskena/ P...

Prapaskena/ PSG i ofroi Manchester City-it Neymarin, Guardiola e refuzon

58
0

Le Parisien ka zbuluar një prapaskenë interesante të kësaj merkatoje. PSG është lodhur me sjelljet dhe mungesën e impenjimit nga ana e Neymar. “Disa lojtarë nuk luftojnë për fanellën”, deklaroi disa ditë më parë presidenti Nasser Al-Khelaifi.

Christophe Galtier, trajneri i ri i kampionëve të Francës, u shpreh se nuk mund të kontrollojë gjithçka sa i përket sulmuesit brazilian, ndërkohë që u kërkoi drejtuesve të reduktonin kontingjentin e lartë të skuadrës.

i ka ofruar shërbimet e 30-vjeçarit Manchester City, por Pep Guardiola ka refuzuar menjëherë mundësinë e afrimit të Neymar.

Klubi francez ka dashur të përfshijë Bernardo Silvën në operacionin e kalimit të lojtarit të kombëtares braziliane në Premier League, por anglezët dhe trajneri spanjoll e kanë mohuar një propozim të tillë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit