Home Sporti Premier Leagu...

Premier League/ Liverpool dhe Manchester City ndezin sonte Anglinë, veç 1 pikë i ndan në renditje

135
0

Sot do luhet ndeshja më e madhe e sezonit të Premier League, pasi Liverpool do kenë përballje me Manchester City-n, kampion në fuqi që mban vendin e dytë, por që ka vetëm 1 pikë më pak.

City vjen si favorit për shkak të forcës së madhe që ka në organike, por edhe sepse në 6 vitet e fundit e ka fituar 5 herë titullin në Premier League. Vetëm në sezonin 2019-2020 ka arritur ta marrë Liverpooli, por fakt është se nga viti 2003 Manchester City ka arritur vetëm një herë të fitojë në fushën e Liverpool. Ajo herë ka ndodhur në 2021 kur në Anfield u luajt pa tifozë për shkak të pandemisë, duke vënë nxjerrë në pah ndikimin që kanë mbështetesësit në këtë klub.

Para sfidës, që nis në orën 16:15, trajneri i Liverpool Kloop ka deklaruar se ‘Guardiola është trajneri më i mirë në botë’ dhe se këtë e ka treguar nga sezoni në sezon me trofetë e fituar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit