Home Sporti Presidenti i ...

Presidenti i Barcelonës akuzohet për ryshfete ndaj gjyqtarëve

31
0

Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta është akuzuar nga gjyqtari i çështjes “Negreira” për ryfshete, korrupsion, administrim i padrejtë dhe falsifikime të dokumenteve tregtare.

Laporta ka qenë president i katalanasve në periudhën 2003-2010, duke u përfshirë gjithashtu në skandalin me blerjen e arbitrave.

Në urdhrin e tij, gjyqtari Agirre thotë se pagesat për Enriquez “prodhuan efektet e arbitrazhit të dëshiruar nga FC Barcelona, ​​në mënyrë të tillë që duhet të ketë pasur pabarazi në trajtimin me ekipet e tjera dhe korrupsionin sistematik pasues në arbitrazhin spanjoll në tërësi, që nuk do të thotë se secili nga gjyqtarët ishte i korruptuar, por një grup prej tyre ishin të korruptuar.”

Gjithashtu është vlerësuar se afati 10-vjeçar i parashkrimit nuk ka skaduar pasi këmbëngulin se duhet të llogaritet nga data 17 korrik 2018 e në vazhdim, data kur është kryer krimi i fundit i pretenduar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit