Home KRYESORE Presidenti Me...

Presidenti Meta: Sot kam firmosur kallëzimin penal për funksionarët e Kuvendit

247
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dalë sot në konferencë për mediat dhe ka njoftuar se “sot kam firmosur kallëzimin penal si President kundër strukturave të funksionarëve përgjegjës në Kuvendin e Shqipërisë për veprat penale të kryera në bashkëpunim, falsifikim dokumentesh”.

Kallëzimi penal do depozitohet në Prokurori dhe në SPAK, informoi Presidenti Meta.

Sapo ky kallëzim të depozitohet në Prokurorinë e Posaçme dhe në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë menjëherë do ta publikojmë të plotë në faqen zyrtarë të institucionit të Presidentit të Republikës”, tha kreu i shtetit.

Bëhet fjalë për dokumentet e sjella nga përfaqësuesit e maxhorancës në Kuvend në Gjykatën Kushtetuese, që sipas përfaqësuesve ligjorë të Presidentit janë falsifikuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit