Home Kosova Presidentja O...

Presidentja Osmani dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe – Epokë e re partneriteti

65
0

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka diskutuar për një epokë të re në partneriteti.

Postimi i Presidentes Osmani;

Mbështetja e Emirateve të Bashkuara Arabe në kohën më të vështirë për popullin tonë është dëshmi e lidhjes së fortë në mes të dy shteteve tona. Kjo mbështetje u rikonfirmua sot në takimin me Lartmadhërinë e tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin diskutuam për një epokë të re në partneritet

“Në takim diskutuam hollësisht potencialin e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, rritjes së investimeve në sektorë strategjik dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. E përgëzova për organizimin e suksesshme të COP28 – konferencës kryesore globale për ndryshimet klimatike, në të cilën konferencë Kosova po mer pjesë për herë të parë në nivelin më të lartë shtetëror, me ftesë të Lartmadhërisë së Tij.

Mirënjohës pafundësisht për mikpritjen e jashtëza konshme!” ka shkruar Presidentja Osmani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit