Home POLITIKE Primaret e PD...

Primaret e PD, Berisha: Garë fisnike, jemi forca më e fuqishme e vendit

228
0

Kryetari i PD, Sali Berisha, doli në një deklaratë për mediat mbrëmjen e së dielës pas përfundimit të primareve në këtë parti dhe rezultateve të para, ku janë përcaktuar kandidatët me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Erdha të falënderoj me shumë përzemërsi ata dhjetëra-mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të katër anët e vendit për kandidatët për kryetar bashkie. Një falënderim të veçantë kam për të gjithë ata që morën pjesë në këtë garë, e fisnikëruan atë, e pashembullt e paparë ndonjëherë, mbi 20 burra e gra, prurje të larmishme, të ndryshme, por që me angazhimin e tyre e bënë garën më kuptimplotë, më të fisme, më të pashembullt në historinë e vendit. Falenderoj shumë të gjitha strukturat e PD, të gjitha degët, që u angazhuan në administrimin e këtij procesi. Falenderoj komisionin e operacioneve zgjedhore, i cili ka përballur një vëllim pune të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve.

Dua të theksoj se sot ishte hera e pestë, që nga 18 dhjetori i vitit 2021, që anëtarët e PD folën, vendosën dhe firmosën me votën e tyre. Nuk besoj të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi, që në një hark kohorë në më pak se 12 muaj të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj 5 herë votën e tyre. Kam bindjen se çdo anëtar i PD, simpatizantët e saj, ndjehen më të lirë, më dinjitozë, më të motivuar se kurrë, në idealet e tyre demokratike. Kjo forcë politike përmbysi procedurën e përfaqësimit dhe të zgjedhjes së drejtuesve partiakë, qeveritarë vendorë, të saj. PD është sot forca më e fuqishme e vendit”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit