Home Aktualitet Prishet harmo...

Prishet harmonia e punës në grup dhe rritet presioni për paga të larta

301
0

Publikimi i pagave të muajit janar dhe prill 2021, nuk është një rrjedhje informacioni e paligjshme, por një minë me sahat edhe për harmoninë e punës në grup, si dhe ndihmës humane ndaj njëri-tjetrit. Por, a ka një ekuilibër mes meritokracisë, faktit të negocimit individual të kontratës në një kompani, të eksperiencës apo edhe të viteve të punës?

“Në Shqipëri nuk ka meritokraci për vendin e punës, nuk shihet aftësia, por imazhi për të shitur veten. E madje mungon promovimi i punonjësve të brendshëm, ku shpesh merren njerëz nga jashtë një kompanie për pozicione drejtuese. Do të ketë një presion në grup për rritje pagash, gjithkush do kërkoj më shumë në vijim”, u shpreh Erion Muça.

Psikologët tregojnë efektin që ndodh tek punonjësit dhe kompania në tërësi në situata të tilla. “Nuk do ta ndihmojnë më njëri-tjetrin, do e shohin kolegun me një lloj inati që përse për të njëjtin pozicion pune ai paguhet më tepër. Pra, ndikimi psikologjik është mjaft i lartë. Do ketë demotivim, do kënaqemi me pak dhe nuk do kërkojmë nga vetja më shumë seç paguhemi”, tha Arjana Muça.

Pikëpyetja që mbetet është nëse edhe kjo e publikimit të rrogave të shqiptarëve është një tjetër histori që do të harrohet pa përgjegjës, si ajo “patronazhistëve” në fushatë elektorale, apo do shërbejë si një leksion përmes të cilit shoqëria duhet të mësojë si të reagojë në emër të drejtave të tyre themelore, e në këtë rast e mbrojtjes së të dhënave personale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit