Home Aktualitet Projektligji ...

Projektligji për nënat surrogate, deputetja e PD-së: Gratë shqiptare kthehet në sk**ave moderne

27
0

Prej disa ditësh është hedhur për konsultim publik projektligji për shëndetin seksual dhe riprodhues ku do të merren mendimet e profesionistëve të fushës, grupeve të interesit si dhe organizatave jofitimprurëse. Deputetja e Rithemelimit në PD, Ilda Dhori e cila është kundër projektligjit, thotë se gratë shqiptare do të kthehen në skllave moderne, ndërsa fëmija do të shndërrohet në mall.

”Para një muaji, një kolegia jonë e PS kërkoi një informacion zyrtar nga MSH sesa janë procedurat e kryera të fertilizimit invitro nga spitalet private dhe përgjigja ishte se nuk kemi një regjistër për këto procedura. Hidhet një projektligj në konsultim kur nuk ka një studim. Procesi invitro është pozitiv sa kohë ndihmon ato çifte që kanë probleme. Por nuk ka në fokus këtë.

Para dy ditësh PE votoi rezolutën që shpall krim nënën me qira, por skllavërimi i nënës surrogate është veçse efekte negative të aktit sublime të sjelljes në jetë të një fëmije nga nëna. Me anë të kësaj taktike, ne tentojmë të kthejmë gruan shqiptare në skllave moderne, ndërkohë që fëmijën e shndërrojmë në mall.

Gratë shqiptare janë të varfra, të shtypura dhe grupet vulnerable mund ta bëjnë për pagesa minimale, ndërsa grupet klienteliste do të përfitojnë. Nuk ka pse të citohet në ligj që porositësit të jenë shtetas shqiptar ose të huaj, banues të përhershëm në Shqipëri ose jo”, tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit