Home Aktualitet Prokuroria ni...

Prokuroria nis hetimet për Kadastrën e Durrësit: Regjistrat e pasurive të dëmtuara

29
0

Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar çfarë ka ndodhur në Kadastrën e Durrësit, pasi regjistrat e pasurive të paluajtshme janë gjetur të dëmtuara. Bëhet fjalë për pasuri që janë të regjistruara në Kadastër nga zona bregdetare e Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon.

NJOFTIM PER MEDIA

Nisur faktet e bëra publike në media për kontrollin e ushtruar në Kadastrën e Durrësit dhe konstatimin e dëmtimeve në regjistrat e pasurive të paluajtshme të regjistruara në zonën bregdetare të Durrësit si Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr. 582, datë 01.04.2022 për veprat penale të parashikuara nga nenet 186 e 248 te Kodit Penal.

Me urdhër të drejtueses së prokurorisë është krijuar një grup hetimor i përbërë nga prokurore dhe oficerë të policisë gjyqësore për hetimin e plotë të çështjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit