Home Aktualitet Prokuroria se...

Prokuroria serbe: Radoiçiç mori armë në Bosnje dhe i fshehu në pyjet e Kosovës

28
0

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd tha se ka marrë në pyetje Millan Radoiçiçin, i cili, ditë më parë, pranoi përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë. Radoiçiç dyshohet se ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla, në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, nga janari 2023 deri më 24 shtator.

Armët i janë dorëzuar në territorin e qytetit të Beogradit më së shpeshti në paralagjet Bubanj Potok dhe Vërçin, sipas Prokurorisë. Më pas, ato armë “ai i ka transportuar dhe ruajtur në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i ka fshehur në objekte të braktisura dhe pyje”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Sipas saj, i dyshuari e ka mohuar kryerjen e veprave të përmendura penale. E kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Zyra e Prokurorit të Kantonit të Tuzllës tha se “nuk ka, as nuk mund të ketë ndonjë informacion” për armët në këtë qytet. Ministri i Brendshëm i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës, Ramo Isak, tha për REL-in se “nuk ka informacion për ndonjë armë në zonën e Tuzllës”, që lidhet me Radoiçiçin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit