Home Aktualitet Protesta e Be...

Protesta e Berishës para Gjykatës për vulën e PD, Kadilli:Të krijojë parti tjetër kush…

86
0

Fatbardh Kadilli, pjesë e grupit të Bashës, ka folur lidhur me protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha gjatë ditës së nesërme (27 dhjetor) para Gjykatës së Lartë ku pritet të vendoset mbi vulën e PD.

Kadilli tha se njëra prej palëve nuk është e kënaqur me vendimin që do të marrë gjykata e Lartë, atëherë le të krijojë parti tjetër nëse është e bindur se do të ndiqet nga njerëzit dhe do të votohet.

“Nuk të pëlqen çfarë vendos gjykata? Shko krijo një parti tjetër. Krijo logo tjetër, nëse ke aksionin, vizion të qartë që e besojnë, patjetër që do të vijnë. Një parti që e fut veten në këto cic mice, është sepse nuk është e zonja të prodhojë politikë”,-tha Kadilli, duke theksuar se një protestë para gjykatës do të thotë të shembësh sistemin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit