Home Bota Protesta kund...

Protesta kundër së djathtës ekstreme në Francë, mijëra marshojnë në rrugë

13
0

Frika e ardhjes së mundshme në pushtet të së djathtës ekstreme ka nxitur në të gjithë Francën 37 mijë persona, ndër të cilët 9 mijë vetëm në Paris, që të zbresin nëpër sheshe për të protestuar.

Në krye të protestuesve ka qenë, Jean Luc Melenchon, lideri i partisë social-demokrate “Insoumise”. Protesta e emërtuar “Marshi i Lirisë” ka qenë gjithashtu një moment takimi për aktivistët politikë të majtë, pas një pauze të gjatë të shkaktuar nga pandemia.

Lideri i social Demokratëve Melenchon, rreth orës dy të ditës së djeshme u godit me një pako miell, akt që shkaktoi jo pak tension në mesin e protestuesve.

Pak pas incidentit të ndodhur, personi që goditi Melenchon, u paraqit para kamerave të mediave, duke e cilësuar veten “sovranist”. Zëdhënësi i të rinjve të Partisë së social-demokratëve e cilësoi personin që goditi me miell si një “militant të së djathtës ekstreme”.

Protesta në Paris u përqendrua në sheshin “Clichy”, duke krijuar një varg të gjatë njerëzish deri në sheshin “La Republique” në Bulevardin Magenta.

Nga ana tjetër, militantët e së majtës në Francë kanë shfaqur nervozizëm dhe shqetësim, për shkak se sipas tyre ende mungon një alternativë politike mirëfilli e majtë, teksa mbështetja politike e lideres së të djathtës Marine Le Penn është zgjeruar, në një kohë që zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 po afrojnë./abcnews.al

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit