Home Bota Protesta për ...

Protesta për Palestinën në Shkup: Nuk kemi fuqi tjetër përpos lutjes

32
0

Farah Kadër, studente e vitit të katër në Maqedoninë e Veriut nga Palestina. Ka dalë në protestë për mbështetjen e popullit të saj që thotë se është i shtypur dhe po vritet çdo ditë.

“Qëmoti po jetojnë në këtë situatë prej 75 vitesh. Ky nuk është vetëm problem i myslimanëve sepse atje kemi të gjithë fetë, dhe të gjithë e kanë këtë problem. Po dëshirojnë ta fshijnë historinë e Palestinës. T’ua marrin shtëpitë palestinezëve, të dalin dhe të jetojnë pa shtetësi pa asgjë. Dhe ata që nuk duan ti lëshojnë shtëpitë po vdesin ditë për ditë”,-tha Farah Kadër, studente nga Palestina.

Farrah i ka prindërit dhe familjen në Palestinë dhe nuk i ka parë prej përshkallëzimit të situatës, por shpreson që ti takojë sërish.

“Kam shoqëri atje, shumë njerëz që kanë vdekur atje. Para dy jave shoqes time i ka vdekur vëllai. Atje nuk jemi aspak të sigurt. Prandaj edhe jemi detyruar të vijmë këtu për studime dhe nuk kemi mundur të qëndrojmë bashkë me familjen”,-Farah Kadër, studente nga Palestina. Në mbështetje të popullit palestinez dhe me shpresë për përfundim të luftës kanë dalë edhe qindra qytetarë të tjerë në Shkup.

“Apeloj deri tek shtetet perëndimore që ti hapin sytë sepse i kanë mbyllur, për drejtësi të njerëzimit. E gjithë bota i ka mbyllur sytë me gjendjen e Palestinës. Në Azinë Lindore, në Azinë e Mesme, në Irak, në Siri, dëshiroj që të mos ketë më luftë askund në sipërfaqen e botës dhe po apeloj që gjithë bota të ngrihet kundër terrorit dhe agresionit në tërë botën”,-tha protestuesi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit