Home Aktualitet PS fitore 5-0...

PS fitore 5-0 në Tiranë? Belind Këlliçi: Në ëndrrat më të largëta të Veliajt

138
0

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, ish-deputeti Belind Këlliçi e ka konsideruar si një objektiv të pamundur fitoren e socialistëve 5 me 0 në Tiranë. Ai e sheh këtë si një “ëndërr të Erion Veliaj”. Ai tregon se është opozita ajo që synon një fitore të thellë, pasi e ka konsideruar si një situatë bombastike në terren në mbështetje të tij.

“Kam përshtypjen që vetëm në ëndrrat më të largëta mund të dalë Erion Veliaj 5 me 0, ne po synojmë ta fitojmë Tiranën 5 me 0, nuk ua them me garanci të plotë, di të them si është situata në Tiranë dhe mbi të gjitha në terren është bombastike, në sensin e mbështetjen nga qytetarët, nga të rinjtë, nga qytetarët e thjeshtë dhe nga VIP-at e mi.

Unë nuk kam asnjë të famshëm, asnjë që jeton jashtë Shqipërie dhe mbështesin Erion Veliajn. VIP-at e mi janë qytetarët e thjeshtë, ai që i bie borisë tani, që mban telefonin, janë djemtë dhe vajzat e Tiranës, i besoj 100% këtij feedback që marr në rrugë, stafi më thotë që situata nuk ka qenë kurrë kaq optimiste dhe një kandidat nuk ka qenë asnjëherë kaq i pranuar”, tha Belind Këlliçi.

“Belo”, siç ka preferuar që të quhet në këtë fushatë, tregon se në 14 maj ka një arsye pse duhet të votohet ai. “Votohet Belo për të hapur një kapitull të ri të marrëdhënies kryetarit të Bashkisë dhe qytetarëve”, përfundoi Këlliçi në A2 CNN.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit