Home KRYESORE PS fton LSI n...

PS fton LSI në 31-vjetorin e themelimit të partisë, por nuk ka ftesë për PD

1885
0

PS shikon nga LSI. Partia Socialiste feston nesër 31-vjetorin e themelimit të saj, dhe mesa duket të ftuar janë edhe ish-anëtarët e saj të vjetër. E mes këtyre ftesave një e tillë i ka shkuar edhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila përfaqëson dikur aleatin e PS.

Burime bëjnë me dije se ftesa është mirëpritur por në ceremoni duket se Kryemadhi nuk do të marrë pjesë. Mësohet se të pranishëm në festë do të jenë Endrit Braimllari dhe nënkryetarja Erisa Xhixho. Ndërkohë, burime nga PD bëjnë me dije Enkelejd Alibeaj nuk ka marrë ftesë, duke qenë se njihet nga qeveria Rama si kryetar i grupit parlamentar të demokratëve.

Ditën e diel në orën 19:00 socialistët do të organizojnë një pritje në oborrin e selisë rozë, ku të ftuar do të jenë shumë personazhe të politikës, por jo vetëm të majtët.

Ftesa ndaj LSI në mënyrë të veçantë, por jo për PD duket si një sheqer i helmatisur për opozitën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit