Home Aktualitet PS koncert pë...

PS koncert për negociatat, PD: Rama do një antimiting për 7 Korrikun, sms ftesë-kërcimi për administratën

196
0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e cilëson koncertin që do të mbajë nesër qeveria Rama dhe Bashkia Tiranë për çeljen e negociatave, si antimiting për 7 korrikun. Po ashtu deputeti ka publikuar një mesazh që sipas tij i është dërguar administratës.

Postimi i plotë

Rama gjoja-festën për hapjen e negociatave po synon ta kthejë në një antimiting të 7 Korrikut.

Kërkon t’i dëftejë botës mbarë se sa të lumtur janë shqiptarët nën regjimin e tij.
Për këtë kërkon ta marrë zvarrë administratën bashkë me gëzimin e saj që ajo ta shpërthejë me zor atë në shesh.

Urdhërat verbalë e sms janë të prerë. Askush të mos mungojë. Tamam tamam i bie sipas asaj shprehjes me pak ndryshim: “Kërcen administrata nga belaja”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit