Home Aktualitet Pse ndodhi sh...

Pse ndodhi shpërthimi në Lushnjë? Avokati: Nuk pati kontakt me rrymën

1101
0

Avokat Ermal Hamataj zbulon dinamikën e ngjarjes së rëndë në Lushnje, ku nga shpërthimi në një biznes privat humbën jetën babë e bir. Ahmataj tha se shkak për shpërthimin nuk është bërë kontaki i vinçit me telat e tensionit të lartë, por shpërthimi i bombolave të oksigjenit. Sipas tij bombolat ishin të varura në vinç dhe nxehtësia e saldimit ka bërë që ato të shpërthenin dhe të shkaktonin tragjedinë.

“Përfundimisht duhet ta quajmë të mbyllur pjesën e kontaktit me rrymën elektrike, eskavatori nuk ka prekur në asnjë moment rrymën e tensionit e lartë.

Ekspertët e dinë shumë mirë që linjat e tensionit të lartë në momentin që bien në kontakt me çdo send vetëstakohen sepse me qenë e kundërta, nëse në momentin që do të binin në kontakt do vazhdonin të tejçonin rrymë aty mund të ishte bërë kasaphanë dhe nja dy kilometra. Situata është qesharake që është kthyer në një tragjedi më mbrapa. Pakujdesi ekstreme që ata persona që ishin duke punuar që nuk e dinin çfarë po bënin.

Dy saldatorët kanë qenë duke salduar me oksigjen. Pakujdesia qëndron në faktin se ato bombla duhet të kishin zgjatues të paktën 2.5 metër më të gjatë në mënyrë që të stacionoheshin diku. Por ato bombola për fat të keq nuk kanë qenë të stacionuara dhe kanë qenë të varura te krahu i vinçit. Vinçi nuk ka qenë duke punuar thjesht po mbante Bombolat. Nxehtësia e saldimit ka bërë që të shpërthejnë bombulat dhe të shkëputet teli i tensionit”, tha avokati.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit