Home Aktualitet “Pse s&...

“Pse s’më hap rrugën?”, detaje nga plagosja e 33-vjeçarit në Korçë. Të rinj sherr jashtë lokalit ku ishin dehur

210
0

Pas një sherri për motive të dobëta që nisi në ambientet e një lokali dhe më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, Dy persona kanë mbetur të plagosur në Korçë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, ku për pasojë një 33-vjeçar u plagos në këmbë me armë zjarri, ndërsa një tjetër me sende të forta.

Personat e përfshirë në sherr kanë qenë të dehur, ndërsa sherri ka nisur pas një debati mes palëve, teksa njëri prej tyre i ka thënë tjetrit “pse s’më hap rrugën” në dalje të lokalit. Më pas, ata janë takuar jashtë dhe njëri prej tyre nxori armën dhe e ka plagosur 33-vjeçarin.

Policia ka shoqëruar në ambientin e Komisariatit dhe po merr në pyetje, persona të cilët kanë dijeni për ngjarjen. Po ashtu është bërë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit