Home KRYESORE Pse trajneri ...

Pse trajneri i kombëtares e futi Armando Brojën vetëm nga fundi i ndeshjes?!

2408
0

Edi Reja, trajneri i kombëtares shqiptare në ndeshjen me Poloninë në Tiranë, ndonëse kishte disa mungesa serioze në ekip për shkak të dëmtimeve apo testit me Covid, prapë gaboi me futbollistin e ri 19 vjeçarin Armando Broja.

Ai po konturohet si lojtar i nivelit të lartë dhe në ndeshjen kundër polakëve trajneri Reja e futi vetëm në minutat e fundit, kur nuk kishte më kohë as për nxemje.

Në dy aksione nga fundi i ndeshjes, Armando Broja trazoi seriozisht mbrojtjen e ekipit polak. Dhe mund të kishte shënuar, por ishin pak minuta në dispozicion të tij.

Nuk dihet se çfarë strategjie kishte menduar trajneri italian për 19 vjeçarin i cili tronditi Hungarinë para tre ditëve në Budapest me një supër gol.

Por fakti që nuk e futi që në fillim të ndeshjes tregon se trajneri gaboi.

Dhe gabimi kushton eliminimin nga playoffs.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit