Home Aktualitet Publikoi foto...

Publikoi foton dhe vendndodhjen e tij, Angela Martini bëhet shkaktarja e arrestimit të burrit të saj

118
0

kanë publikuar foton e modeles Angela Martini, që thuhet se ka qenë edhe shkak i arrestimit të burrit të saj Dragos Savulescun në Mykonos të Greqisë.

Në foto duket modelja shqiptare, ndërsa në cep bashkëshorti i saj.

Savulescu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet rumune, pasi ishte dënuar për përvetësim të fondeve publike.

Ka qenë modelja shqiptare ajo që ka zbuluar herë pas here foto, ku shihej edhe bashkëshorti i saj.

Tashmë Angela Martini ka fshirë të gjitha “story-t” dhe lokacionet nga fotografitë e saj.

Dragoș Savulescu, në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit