Home Sporti Qetësohen ton...

Qetësohen tonet në Paris, Messi i rikthehet stërvitjes

69
0

Lionel Messi është rikthyer në stërvitjen e PSG, duke iu bashkuar skuadrës, shmangur gjobën dhe dënimin me një ndeshje. Ish-lojtari i Barcelonës nuk luajti në fitoren 3-1 ndaj Troyes, në të parën nga dy ndeshjet që pritej të mungonte.

Argjentinasi nuk ishte parashikuar të luante as kundër Ajaccio, por rikthimi në stërvitje ka ulur disi gjakrat. Kjo pasi ky ribashkim mund të mos sjellë paqen e menduar me tifozët, të cilët kërkuan largimin e tij nga kryeqyteti francez.

Udhëtimi pa leje drejt Arabisë Saudite u kthye në çështje për sulmuesin 35-vjeçar, me klubin që analizoi situatën dhe vendosi ta dënojë. Çështje që ka ndërlikuar shanset që Messi të rinovojë kontratën që skadon në Qershor dhe të jetë i lirë për të firmosur me një tjetër skuadër me parametra zero. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” tashmë është i dyzuar për të vulosur të ardhmen

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit