Home Aktualitet Qytetarët që ...

Qytetarët që refuzojnë vaksinat, Cenko: Duhet një studim për të kuptuar arsyet

10
0

Epidemiologu Fabian Cenko sheh vaksinën si të vetmen armë për t’u përballur me Covid-19, por është i mendimit që duhet treguar kujdes kur vjen fjala për të vendosur kushte për skeptikët që refuzojnë të vaksinohen pasi ata nuk duhet të ndihen të detyruar.

“Kufizimet që janë rregullatore për të bërë vaksinën, për të hyrë ose për të aksesuar shërbime të caktuara, është një instrument që jep rezultat, por duhet pasur kujdes sepse njerëzit mund të mendojnë që po detyrohen të bëjnë vaksinën pa qenë të bindur”, shprehet epidemiologu.

Pikërisht për të shmangur keqkuptime të tilla, epidemiologu Cenko sugjeron që të bëhet një studim për të kuptuar më mirë arsyet e refuzimit nga ana e qytetarëve. ”Duhet një studim në popullatë për të kuptuar se kush janë grupmoshat dhe cilat janë arsyet e refuzimit sepse mekanizmat duhet t’i përgjigjen këtyre arsyeve”.

Aktualisht shifra e vaksinimit e popullsisë shqiptare me të dyja dozat është rreth 20% pa llogaritur ata që e kanë kaluar sëmundjen dhe kanë krijuar antitrupa në mënyrë natyrale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit