Home Bota Raketa e gjen...

Raketa e gjeneratës së re! Putin: Në rast agresioni, armiqtë e Moskës nuk do të mbijetojnë

28
0

Rusia ka testuar një raketë të re të fuqishme me kapacitet bërthamor dhe nuk përjashtoi mundësinë se mund të zhvillonte teste që përfshijnë shpërthime bërthamore.

Presidenti rus Vladimir Putin e konfirmon diçka të tillë, pasi më herët një zëdhënës i Kremlinit refuzoi raportimet për testimin e raketës së quajtur Burevestnik me një rreze veprimi prej disa mijëra milje.

“Në momentin kur do të detektojmë një sulm të mundshëm raketor kundër Rusisë, nga cilido cep i botës që të vijë, reagimi nga ajri do të jetë aq i fortë dhe nga çdo drejtim, sa asnjë prej armiqve nuk do të kishte shans mbijetese”, tha Putin.

Ai sugjeroi se Moska mund të tërhiqte teorikisht ratifikimin në traktatin që ndalon testet bërthamore të 1996, me pretendimin se SHBA e kishte firmosur, por pa e ratifikuar atë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit